Vasili: Na gajasën, hapën shampanjën me Fleckenstein

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vit më parë qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama dolën publikisht duke u shprehur se, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ishin hapur, një gjë që u kundërshtua që aso kohe nga opozita. Por tani kur ka kaluar rreth një vit, qeveria premton se këtë verë Brukseli do ti japë dritën jeshile vendit tonë për hapjen e negociatave.

Sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili kjo është thjesht një gënjeshtër e madhe.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan ndër të tjera se, “Po këta me qeveri e me Flekenshtejn and co. Hapën shampanjën,u përqafuan dhe u shtrënguan fort…edhe na uruan me të madhe që vjet, në qershor të 2018, se negociatat ishin HAPUR!?

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve!

Keshilli i integrimit si nje i marrë,qe flet me veten!

Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike!

Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve!

Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??

Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort…edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !?

Bo bo ç’genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!

 

Zjarr Tv Ad