Vasili: Nëse Reforma Zgjedhore miratohet pa opozitën, është nul

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një prononcim për mediat Vasilia akuzoi maxhorancën se ajo po tenton që të shkojë drejt një votimi të njëanshëm të kësaj reforme, që është dhe një nga kushtet për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Sipas Vasilit, miratimi i kësaj reforme vetëm nga PS-ja do të thellonte akoma më shumë krizën politike por dhe sociale në vend.

“Përsa i përket propozimeve, çdo tendencë nga ana e mazhorancës me gojën e zotit Gjiknuri për të akumuluar pafundësisht çështje, të cilat zënë përfundi njëra-tjetrën dhe nuk marrin zgjidhje është në funksion të asaj strategjie, e cila tashmë është bërë dhe publike për të vënë situatën para faktit të kryer e për të shkuar drejt një miratimi provokativ, në mënyrë të njëanshme, me forcën e votave të kartonit që është e kundërta e asaj që është kërkuar në kushtin përkatës për hapjen e negociatave ku është kërkuar konsensualitet dhe këtij sensualiteti nuk i është bërë asnjë shërbim nga ana e mazhorancës pasi refuzimet kanë qenë kategorike, Brenda komisionit, por dhe jashtë komunikimit me ju dhe deri tani ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë në arritjen e konsesualitetit që është pikërisht një vullnet tërësisht i munguar i mazhorancës. Mazhoranca duhet të ndajë një herë e përgjithmonë e të heqë dorë nga iluzioni i miratimit në mënyrë të njëanshme me votat e saj apo me vota të blera që është një zanat i vjetër i saj, i cili do të ishte e kundërta e asaj që ky kusht kërkon pasi po e them qartë e prerë do të thellonte në ekstrem krizën politike, e cila është akoma dhe më e rënduar në situatën e pandemisë që kaluam për shkak dhe të elementeve të thella anti-demokratike dhe anti-demokratike që kanë shoqëruar menaxhimin e saj dhe si i tillë do të krijonte një sokak që do të ishte shumë i rëndë për vendin dhe do të rendonte një situatë, e cila tashmë është shumë e rënduar ekonomikisht, nga pikëpamja sociale, por dhe ajo politike që vjen pas pandemisë. Ndaj të gjitha takticizmat për të shtuar në tryezë çështje të tjera është një tendencë për të mos u dhënë përgjigje atyre çështjeve që janë. Duhet fiksuar nga ana juaj që të gjitha draftet e opozitës që janë aty, i rezaurojnë të gjitha rekomandimet themelore të OSBE-ODHIR. Edhe nëse do ti shikonit një nga një, për secilën prej tyre ka një ofertë politike dhe teknike në tavolinë nga ana e opozitës, të cilat përveçse janë mbajtur dhe shkruajtur në mënyrë të njëanshme me ekspertët. Fjala ekspert që ka përdorur z. Gjiknuri nuk ka pasur të bëjë aspak me ekspertët e opozitës. Të gjitha gjërat që z. Gjiknuri bën me ekspertët e tij, është e tija, por nuk është as e konsensusit dhe as e zgjidhjes. Ekspertët e opozitës nuk kanë qenë pjesë e këtyre lojërave në prapaskenë. Sot është momenti që të gjitha gjërat janë në tavolinë, kërkesa e vetme që kemi bërë është të vëmë diskutimin në tavolinë dhe të themi qartë po dhe jo për secilën temë dhe cilat janë hapësirat për konsensus. Historia e fjalëve të tepërta është e kundërta e asaj që kjo Reformë Zgjedhore kërkon dhe ai kusht i pakapërcyeshëm për hapjen e negociatave, do të mbetej i parealizueshëm si pasojë e konsensusit. Kjo është një reformë nul, në qoftë se është një reformë pa opozitën që është në tavolinë. Kjo është më pak se sa nul, pasi do të ishte një rikthim akoma më mbrapa në një krizë politike që vetëm ka përparuar. Do të ishte një përgjegjësi shumë e rëndë e mazhorancës që do të ishte e detyruar të përballej me konsekuenca shumë të rënda në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm ndërkombëtar.”, tha Vasili.

Zjarr Tv Ad