Vasili nga Elbasani: Luftë ndaj bandave, përballje pa kompromis me qeverinë

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak pas mbledhjes së opozitës së bashkuar në Elbasan, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili pohoi se të gjithë aleatët nuk do të tërhiqen pas kësaj nisme.

Ai tha se opozita ka krijuar platformën kundër krimit, që është edhe kryeçështja e shqetësimit të familjeve shqiptare por edhe të kancelarive ndërkombëtare. E ndersa për faktin se kur do të kthehet opozita në Kuvend, Vasili nguroi që të përgjigjej,  ndërsa nënvizoi faktin se ata do të vijojnë aksionin e tyre.

“Takimi lidhet me një fokus, siç është krimi, si krye çështje. Rama po mban në pushtet të inkriminuar.
Është një shqetësim në familjet shqiptare por edhe në kancelaritë ndërkombëtare. Sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues. Sot opozita ka përpunuar edhe alternativën dhe qëndrimin e saj unik dhe të papajtueshëm ëmë këtë çështje. Për këtë problematik s’do të ketë hap pas dhe gjithçka që na ka thënë Populli i Shkodrës, na e ka thënë edhe ai i Elbasanit. Në parlament kemi qenë të pranishëm. Në momentin kur parlamenti kalbëzohet, rrimë këtu dhe marrim atë që na thonë qytetarët. Kolegët e PD kanë paditur dje ministrin e brendshëm dhe policinë për bllokimin e komisionit hetimor për çështjen ‘Tahiri’. Ne do të vazhdojmë”, tha Vasili.

Zjarr Tv Ad