Vasili: OSBE foli, 30 Qershori ra, tani përpara të shpëtojmë vendin!

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vasili. Në një shënim në Fb, Vasili shprehet:

“Është misioni i çdo qytetari dhe opozitës që të jenë në këmbë, ditë e natë, për të shpëtuar vendin. Maskarenjtë, që kërcënojnë qytetarët me vendin e punës dhe deri edhe heqjen e ndihmës sociale janë një turp që duhet shkulur me rrënjë.

Nuk mundet më që të lihet Shqipëria në duart e një sharlatani politik si Edi Rama, i cili shkatërroi imazhin dhe rrënoi ekonominë e vendit.

Gjithë bota tashmë e di që Shqipëria është zaptuar nga një klikë horrash, të cilët e kthyen vendin më mbrapa sesa edhe monizmi i para viteve 90′.

Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as për Kushtetutë, ligj, kode e rregulla, por thjesht pyet për atë që u duhet dhe u intereson kriminelëve, banditëve, trafikantëve të të gjitha llojeve e sojeve.

Çdo veprim për të mbrojtur vendin nga pushtuesit në qeveri është detyrim dhe legjitim. Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama është krimi më i rëndë ndaj të sotmes dhe të ardhmes se shumë brezave ndaj detyra e mbrojtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme është e shenjtë.

OSBE foli, tani është radha jonë….”ka theksuar në përfundim, Vasili.

Zjarr Tv Ad