Vasili: Përbuzeni, Rama mynxyra e Shqipërisë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer keq ndaj kryeministrit dhe ministrit të Brenshëm. Ai bën fajtor kryeministrin Edi Rama për të gjitha problemet në vend.

Në një status në “Facebook” Vasili shkruan se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është vetëm një karikaturë dhe se Rama është mynxyra e Shqipërisë. Sipas tij, ministri nuk di se çfarë flet dhe meriton veç përçmim dhe neveri dhe lexon ato që i shkruan Rama.

POSTIMI I VASILIT

Përbuzeni Karikaturën Lleshaj, Edi Rama është mynxyra e Shqipërisë!!
Edi Rama është mynxyra dhe përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të vendit, kriminalizimit të qeverisjes, tensionit ekstrem social, kapjes së shtetit dhe varfërisë ekstreme.
Edi Rama është mynxyra dhe përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e drejtësisë largimin masiv të shqiptarëve, rrezikut të rikthimit të vizave, kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës.
Sa për këtë karikaturën, që drejton ministrinë e brendshme ky është thjesht një individ i vetofruar për të bërë rolin e llafazanit për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësi kryesor dhe i vetëm që është Edi Rama.

Ky ministër i brendshëm karikaturë që s’di ç’flet, që grabitësit e Aeroportit nuk i kap dot, që 10 milionë eurot nuk i gjen dot se sipas tij edhe mund të jenë djegur, pra grabitësit i vodhën paratë që të ngroheshin në vend të druve, që në mëngjes thotë u cenua siguria kombëtare dhe në drekë thotë jo, që s’gjen dot si u vra një nga grabitësit, që thotë se banda mori grabitje shkatërrimtare dhe as bandën e as paratë nuk i kap dot, kjo karikaturë meriton veç përçmim dhe neveri. Ndaj mos u merrni me këtë karikaturë ministër. Mynxyra e shqiptarëve ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Ministrin Karikaturë lëreni ta mbyllë me turp dhe llum jetën e vet si gjenerali papagall, që erdhi dhe iku vetëm duke lexuar idiotësirat, që i shkruan Edi Rama.

 

Zjarr Tv Ad