Vasili publikon videon: Drejtorët idiotër në Vlorë heqin fëmijët nga shkolla që të mbushin sallën e Ramës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka shpërndarë në rrjetin social facebook një video ku shihen një grup adoleshentësh të cilët sipas tij kanë lënë orën e mësimit për të shkuar në takimin e Ramës në Vlorë.

Në mbishkrimin e videos Vasili shkruan se drejtorët e shkollës në Vlorë kanë hequr fëmijët nga ora e mësimit për të mbushur sallën e shefit të qeverisë.

Ai shton se adoleshentët janë detyruar që të dëgjojnë grabitqarin më të madh të parave të prindërve të tyre, që sipas tij është kryeministri Rama.

“Drejtoret rilindas idioter ne Vlore heqin femijet nga mesimi ne oren 10 te mengjesit, qe ti mbushin sallen Shkollepakut, qe ti dëndi me genjeshtra si puna Alabarit dhe Manhattanit ne Kroaci!

Prinderit robtohen ne pune dhe heqin nga goja per te cuar femijet ne shkolle dhe keta i heqin nga mesimi, qe te degjojne njeskizofren te paditur dhe grabitqarin me re madh te parave te prinderve te tyre!!”, shkruan Vasili.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/watch/?v=849281506312640

Zjarr Tv Ad