Vasili: Qeveria s’pati strategji për COVID-19, kryeepidemiologu Rama e quajti grip të lehtë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë fjalë së tij në parlament komentoi menaxhimin e situatës së pandemisë në vend teksa ka thënë se qasja e qeverisjes ka qenë propagandistike ndërsa shtoi se nuk ka pasur asnjë strategji për pandeminë e COVID-19.

Vasili shtoi se kryeministri Rama, të cilin ironikisht e cilësoi si ‘krye epidemiologu i vendit’ deklaroi se në fillim virusi ishte një grip i lehtë dhe më pas tha se ishte një “armik i tmerrshëm”.

“Ne sot po miratojmë një amendim të radhës dhe nuk i shmangemi dot analizës, kemi marrë premtimin që shqiptarët do vaksinohen deri në pranverën e kaluar, e gjithë qasja ka qenë propagandistke. Çdo strategji e zgjuar që do na çonte në vaksinim të plotë iku dhe vendi lider për vaksinimin ka vaksinimin më të ulët. A do përgjigje kjo, patjetër që po. Shyqyr që ishim ne, se do kishte qenë një pandemi e tmerrshme. Një koleg tha shyqyr që erdhëm dhe vumë skaner në Elbasan, po skaneri ka qenë që në 2012. Sigurisht që do bëni dhe ju punë, se nuk keni ardhur për t’i rënë gërnetës. Cila ishte strategjia për virusin, nuk pati fare strategji për virusin.

Keni përbuzur dhjetëra vite eksperienca të ekspertëve, shqiptarët nuk kanë harruar. Dokumentat mbeten. Pandeminë e parapriu krye epidemiologu Edi Rama, në fillim ishte një grip i lehtë dhe më pas ishte një armik i tmerrshëm që do na hante mëlçitë. Pastaj u gjet strategjia e dhunës nga krye epidemiologu Edi Rama, ne vetëm i thamë ul budallallëqet dhe ulu me profesionistët. OBSH kërkonte testime, ndërsa ky tha mos të bëjmë testime sepse dikush ne Zvicër kishte thënë kështu. Ne i thamë të përdorim maskat dhe ai tha se nuk hyjnë fare në punë. Në kumin e pandemisë kanë ndodhur këto, janë me zë dhe figurë.

Kur kërkuam derajonalizimin e situatës thanë që do e mbajmë grusht te spitali infektiv dhe kur u kujtuan kishte shkuar shumë larg. Nuk jemi armiq ne që flasim në opozitë, janë zëra për tu dëgjuar, ishte e keqe e përbashkët. Cilat ishin shifrat, janë bërë publike nga ata që e analizuan situatën në mënyrë objektive. Mbi 200 milionë euro shkuan për të shpëtuar situatën.Kjo është fatura e shqiptarëve. Ky ishte një mësim i hidhur, lipset përulësi dhe mësim nga faktet për të mësuar”, tha ai.

Zjarr Tv Ad