Vasili, qeverisë: Deklaroni sa është fondi për tragjedinë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria të deklarojë sa është fondi për tragjedinë dhe të lerë fjalët boshe. Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Përmes një postimi në Facebook, ai çdo hap për të përballuar këtë hall të jashtëzakonshëm fillon nga financimi.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Qeveria te deklaroje sa eshte fondi per tragjedine dhe te lere fjalet boshe

Se sa dhuron Qeveria e Kosoves,e Maqedonise,Vatikani,Dua Lipa,Rita Ora,Kastrati,Mane etj etj i morem vesh te gjithe me shifra e me cdo gje.

Vetem Qeveria e Shqiperise, qe duhej te ishte e para mbi te parat, qe tu tregonte te gjitheve se sa fonde ka vene ne dispozicion per kete tragjedi te tmerrshme nuk ka treguar deklaruar e publikuar hicgje, asnje lek te vetem.

Kjo eshte e turpshme.

Si mundet te ndodhe kjo??

Cdo hap per te perballuar kete hall te jashtezakonshem fillon nga financimi.

Kur qeveria nuk ben publike financimin e saj si mund te frymezoje donacionet nga te tjeret. Apo kerkon tja hedhe si heret e tjera.

Te kaloje ditet e para dhe pastaj ben sikur harron dhe fillon propaganden.

Zjarr Tv Ad