Vasili: Rama është “burrë” dhe jo kancelari gjerman Scholz

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama për situatën në Ukrainë. Vasili thotë se ndryshe nga Rama, kancelari Gjerman Olaf Scholz sot po informon në Bundestag. Po ashtu Vasili nënvizon se kryeministri nuk është as në Parlament, as në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë, që i organizan Presidenti Meta.

Postimi i plotë

Rama është ” burrë” dhe jo Scholz. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz informon Bundestagun për situatën në Ukrainë në seancë Plenare.

Ky gërmadhi jonë, Edi Rama fle gjumë dhe aq që nuk shkel në Parlament, as në seancë plenare që të informojë dhe as nuk shkon në mbledhjen e Keshillit të Sigurisë që organizon Presidenti i Republikës për situatën në Ukrainë.

Ndersa po ky germadhe rri e ben karagjozin per ore te tera ne Komisionin e Inceneratoreve. Po dihet qe ky germadha Rama KM jone eshte ” burre” dhe s’pyet per parlament dhe jo si Kancelari gjerman Scholz, qe ka ” frike” dhe shkon ne parlament.

Zjarr Tv Ad