Vasili: Rama grabit shqiptarët, të gjithë në protestë më 8 korrik

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një dalje publike për mediat tha se Edi Rama dhe qeveria e tij vazhdon që të grabisë shqiptarët.
Ai përmendi akset nacionale Milot – Balldren dhe Dukat – Orikum, duke thënë se Rama ka vjedhur haptazi në këto rrugë. Vasili u shpreh më tej se nëse shqiptarët e refuzuan Ramën në masën 85 për qind, në protestën e 8 korrikut duhet të dalin 95 për qind në protestë për të çuar deri në fund mesazhin e qartë të popullit.
“Edi Rama bën hajdutëri galoponte. Rruga e Unazës së Re kushton sa florinj. Vjedhje është bërë edhe në aksin Milot – Balldren dhe Dukat – Orikum. Hajdutëria, kapja dhe kriminalizimi nuk ka kufi. Më 30 qershor ju refuzuat që ta votonit. 8 korriku është dita e përgjigjes së madhe. Më 98 korrik duhet të marrin pjesë 95 për qind që të finalizojmë aksionin. Prandaj, 8 korriku është shumë i rëndësishëm”, tha Vasili.

Zjarr Tv Ad