Vasili: Rama kundër ‘Drejtësisë’ së Ramës

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është kundër drejtësisë së re të kapur prej tij. Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka theksuar se Rama po sulmon drejtësinë që e ngriti vetë e përzgjodhi vetë dhe që e kapi po vetë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama kunder “Drejtesise” se Rames!?

Histeria e sulmit te Rames ndaj drejtesise se tij eshte vertet qesharake, por edhe domethenese.

Cilen drejtesi sulmon Rama?

Ate drejtesi qe ngriti vete, qe e perzgjodhi vete, qe u krenua vete dhe qe e kapi po vete

Rama, qe fliste per drejtesine dhe kur inauguronte kanalet e ujrave te zeza sot ben sikur qahet kunder saj. Po ky Ramë ne 3 mars 2021 kur prezantonte programin elektoral ” Drejtesia qe duam” thoshte me gojen plot:

“Ka shpesh deklarata nga ndërkombëtarët që tingëllojnë pro qeverisë apo pro nesh. Ka vetëm një arsye, shumë të madhe dhe shumë të qartë për mbështetjen e tyre që komentohet si për ne. majde me përqeshje. E bëjnë vetëm për reformën në drejtësi dhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Nuk shohin forcë më mbështetëse për reformën në drejtësi sesa PS-në. SPAK është future në veprim, dhe po kryen operacione që askush nuk i mendonte”, tha Rama.

Ky Rama vete thoshte se ishte levduar shume nga keta nderkombetaret, se medemek po e bente( se po e kapte) shume mire reformen ne drejtesi Pra ky Rama lëvdonte fort edhe SPAK-un, me ulerima frenetike, nderkohe qe SPAK vetem po mbyllte dhjetra çeshtje, qe akuzonin Ramen dhe qeverine. Po sot çfare halli e ka mberthyer kaq fort per gryke qe qahet dhe i ben presion SPAKUT, nje SPAK-u qe realisht eshte shume larg zbardhjes se te vertetave te renda te korrupsionit te Rames dhe qeverise e qe funksionon me regji

Eshte shume e qarte, Drejtesia qe do Edi Rama dhe te tijte eshte vetem nje: ajo qe perndjek pa ligj dhe pa te drejte kundershtaret dhe nje drejtesi te kapur per vete, qe nuk i trazon dhe nuk ju ua prish korrupsionin, hesapet dhe trafiqet.

Por eshte vertet per te qare e per te qeshur.

Rama ky dashnori pasionant deri ne histeri i Reformes me Drejtesi godet, mallkon dhe shan drejtesine e tij aq te dashur per te cilen ka kerkuar gjithmone qe:” te lihet te punoje”. Rama kunder drejtesise se Rames edhe kete kishim mangut.

Zjarr Tv Ad