Vasili-Ramës: Orientimi i shqiptarëve është Perëndimi mor budalla

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me samitin për Mini Shengenin ballkanik, samit i cili u mbajt në Tiranë. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili shprehet se orientimi i shqiptarëve nuk është Mini Shengeni, por integrimi dhe Evropa. Sipas Vasilit, qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të plotësuar 9 kushtet e vendosur nga Bundestagu për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Është Evropa mor budalla, është integrimi mor budalla dhe jo Mini Shengeni. Është Perëndimi mor budalla dhe jo Lindja, orientimi i shqiptarëve”.

“Kanë kaluar 2 muaj e gjysmë nga 9 kërkesat për integrimin evropian dhe nuk flasin asnjë fjalë për plotësimin e kushteve. Nuk kanë asnjë platformë dhe asnjë pakt në mënyrë që ky integrim të ecë përpara, por e kanë zëvendësuar me punën intensive me Mini Shengenin si iniciativën më të turpshme që është parë ndonjëherë

Mini Shengeni nuk është as më shumë dhe as më pak, thjesht dhe vetëm një shërbim në interes të mbajtjes së pushtetit të oligarkëve politikë dhe ekonomikë në Serbi, Shqipëri dhe gjetkë”. 

Zjarr Tv Ad