Vasili-Ramës: Shkollëpaku urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin!!

0
2

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Shkollëpaku urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin !!

Speciet më të egra, që kanë sulmuar universitetin dhe shkencën në shekuj kanë qenë obskurantistët dhe injorantët.Të dy këto kategori i ben bashkë vetëm SHKOLLEPAKESIA.

Europa u nda shekuj me parë me dhimbje të mëdha nga sulmi i shkollëpakësisë, që e zhyti atë për vite të tëra në prapambetje dhe zymtësi.

Shqiptarëve u ka zënë rrugën sot një SHKOLLEPAK, që është ngulur si damkë turpi në karrigen e Kryeministrit.

Edhe SHKOLLEPAK edhe MEDIOKER gjer në dhimbje, ky sharlatan i rishfaqur nga mesjeta dhe i përzjerë me revolucionin kulturor proletar famëkeq kinez, lufton egërsisht me dijen, me universitetin, me shkencën, me akademinë e Shkencave e gjithshka që lidhet me dijen.

Dija është armiku më i madh i shkollëpakut.

Ai e urren dijen ashtu si një njeri i pisët sapunin.

Ndaj sulmon egërsisht universitetin dhe pedagogët në veçanti sepse kompleksi i inferioritetit, që i vjen prej padijes e ka vënë për fundi dhe po ja merr shpirtin.

Zhuli i meskinitetit dhe dashuria për britmat provinciale, që i shprehin dashuri një idioti kryeministër të paditur, janë ideali i vetëm i këtij profani.

Ky i përzgjedh me kujdes injorantët,që e degjojnë, me qellim qe gjysem truri i tij te duket para tyre i madh në dimensione sa truri i derrit ndonëse mendimet i ka të varfëra sa një derr.

Shqiperia e 2019 nuk është stalla e derrave Shkollëpakëet, por e njerezve të zgjuar, punëtorë dhe mendjehapur, që refuzojnë rreptë dhe fort që të jetojnë nën brekushet erë qelbur të Shkollëpakësisë.