Nga Petrit Vasili
Edhe Oerdin e paska genjyer!
I dashur Oerd Kryetari të ka mashtruar.
Atë natë të 17 majit, Luli i hoqi Koalicionet me Ramën jo sepse LSI mund të shkonte me PS, pasi LSI e kishte garantuar hapur, që kurrë nuk do hynte me PS në koalicion megjithë kërkesat e panumërta të Ramës, por do dilte në një koalicion me PDIU dhe Parti të tjera me vete, për të krijuar një Pol politik më vete, që mund ti jepte mundësinë Kryetarit tuaj të bëhej KM pas zgjedhjeve.
Por Luli në shërbim të Ramës e bëri heqjen e Koalicioneve, vetëm e vetëm për të pamundësuar këtë gjë, por edhe për ti vënë para faktit aleatët e tij, që ata të hynin në rresht e të mos kishin alternativa të tjera. Pikërisht ata aleatë, që i kishin qëndruar besnikë. Besëprerje e zakonshme!! Po si mund të shpëtoje ti i dashur Oerd pa u gënjyer prej tij, e kundërta do të ishte një mrekulli!!