Vasili: Spiropali e thotë qartë që do ta shkelin Kushtetutën dhe po deshi opozita, le të ankohet!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nuk mund të gjykojmë kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. Nëse ka dyshime të tilla, ka autoritete dhe ka opozitë që mund ta çojë në Gjykatë Kushtetuese”.

Kjo deklaratë e Ministres së Shtetit Elisa Spiropali lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve të paligjshme, ka ngjallur debate të shumta. Pas transmetimit të intervistës mbrëmë nga Zëri i Amerikës, Petrit Vasili, deputet i PL, ka shprehur indinjatën e tij dhe e ka konsideruar një skandal, këtë qëndrim të Spiropalit.

Skandal! E rëndë, e pohojnë vet se e dhunojnë Kushtetutën me ndërgjegje për pazaret e tyre! – shkroi ai në Fb. –  Shikojeni deklaratën e kësaj Spiropalit tek Zëri i Amerikës. Kjo thotë qartë që ne do ta shkelim Kushtetutën dhe po deshi opozita le të shkojë në Gjykatë Kushtetuese të ankohet.

Pra, respektimi i Kushtetutës për këta nuk ekziston; këta thonë “po jua rrëmbejmë, po jua grabisim, po jua shqyejmë” dhe ju po të doni shkoni ankohuni në gjykatat e kapura që të mos e gjeni të drejtën kurrë.Pra, këta s’pyesin për Kushtetutë e ligj, si në rastin e ndërtimeve pa leje dhe bëjnë çdo pazar që ju leverdis.

Respekt për gazetaren Keida Kostreci për integritetin profesional dhe objektivitetin,” përfundoi Vasili.

Zjarr Tv Ad