Vasili sulmon ashpër Ramën: Aty ku sundon mafia, institucionet u besohen injorantëve dhe anonimeve

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili kohët e fundit ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale,  ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe emrat e propozuar nga ai për ministra.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili ngre pyetjen se pse Rama ua besoi ministritë kryesore disa anonimëve. Mes të tjerash ai kujton një shprehje të Giovani Falcone, ndërsa shton: “Aty ku sundon mafia jo rastësisht institucionet e rëndësishme i besohen injoranteve dhe anonimeve”.

“Pse Edi Rama ua beson ua beson ministritë kryesore anonimëve dhe injoranteve?
Pergjigjen shterruese e ka dhene ai qe luftoi dhe dha jeten ne luften kunder mafias Giovani Falcone i cili thote:
“Aty ku sundon mafia jo rastesisht institucionet e rendesishme i besohen injoranteve dhe anonimeve””, shkruan Vasili.

Zjarr Tv Ad