Për kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e sdudentëve.
Vasili ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, teksa shton se kryeministri Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë me studentët për të bërë pazare me ta.
Ai shton mw tej se:“Koha e muhabeteve si atavizëm komunist ka mbaruar, sot është koha e veprimeve si detyra për tu përmbushur”.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Kryeministër boll i bishtnove detyrës, koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar.
Kryeministri ka përpara detyra, që ja imponojnë kushtetuta, programi i tij i qeverisë, premtimet publike, që ka bërë.
Kryeministri s’ka asnjë rrugë tjetër vetëm të përmbushë kërkesat.
Dialogu, apo muhabeti thënë ndryshe, s’ka asfare të bëjë me detyrën të cilës i bishtnon kryeministri.
Dialogu i kryeministrit është thjesht një marifet i trashë për të fituar kohë, për të deformuar e zhbërë kërkesat, një mundësi për të dalë në pazar e për të blerë parimet, një sjellje që detyrat i kthen në qejfe subjektive të kryeministrit.
Koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar, sot është koha e veprimeve si detyra për tu përmbushur.
Zgjidhja e kushteve mizerabel të jetesës dhe të mësimdhënies s’kanë asnjë nevojë për muhabete, por për buxhete, infrastrukturë dhe ligje të mira dhe jo klienteliste si ligji i arsimit të lartë.
Kryeministër lëri llafet, selfiet, memet dhe karagjozllëqet dhe bëj detyrën, shqiptarët nuk të paguajnë për palaço rrugësh, por për të drejtuar qeverinë.