Vasili zbulon problemet e aktit normativ për kompensimit e firmave që kryejnë punë publike

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin për disa problematika dhe boshllëqe që ka sipas tij akti normativ i paraqitur nga qeveria për rimbursimin e çmimeve të kompanive private për punët publike, për shkak të ndryshimit të çmimeve.

Një nga problemet e mëdha tha Vasili është fakti që ky akt nuk ka një relacion që tregon faturën financiare të këtij kompensimi. E pabesueshme që këtë akt që konsiderohet fakt i kryer kur kjo faturë financiare nuk ekziston, është kërkesë bazike për cdo akt që kalon në parlament.

Ne me qetësinë më të madhe shkojmë përpara. Kërkohet verifikim financiar nga qeveria, këtu sikur s’ka ndodhur asgjë kjo faturë nuk është dhe sikur të thuhet me gojë unë nuk e njoh se duhet të shoqëronte relacionin shoqërues’.

Ndër të tjera, Vasili kërkoi transparencë për artikujt për të cilat do kompensohen firmat private, pasi ccmimet nuk kanë ndryshuar njësoj për të gjitha. Teksa akuzoi qeverinë se për bizneset e tjera që kanë dhe peshën kryesore të punësimit, ‘nuk ka paketa kaq bujare’, ndërsa për qytetarët nuk hiqet asnjë taksë për karburantete apo nuk ka kompensime për cmimet e rritura të ushqimeve bazë.

‘Këtu flitet për artikuj të specifikuar. Pse nuk listohen artikujt e të thuhet qartë? Artikulli filan, masa e kompensimit kaq, në mënyrë transparente se jo të gjithë cmimet kanë lëvizur njëlloj. E treta, unë e di që ka efekt pozitiv për punësimin, s’mund të flasim këtu për punësimin e gjithë shqiptarëve, ne do themi sa krahë pune afekton ky vendim akt normativ lidhur me këto biznese?

Ka dhe kontrata që nuk kanë bërë asnjë punë deri tani, pyetja është nëse qeveria e këta janë një kjo vjen erë, pse të mos kenë vazhduar punën?

E fundit paketa të tjera kaq bujare nuk ka për bizneset e tjera. Tek individi nuk vemi se kur vjen puna aty nuk preket asnjë taksë sa i takon cmimeve të naftës dhe produkteve të shportës. Si ka mundësi të kemi kaq bujari, mirë që kujdesemi për biznesin, por pjesën tjetër të biznesit që mban peshën kryesore të punësimit? Ky është problemi si përdorim financat publike që ekuilibrat shoqërore të ruhen’, tha Vasili.

Zjarr Tv Ad