Vasili:”A mos deti i Shqipërisë është për Ramën vetëm plackë tregu?”

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili.

Shqiptarët, në momente të tilla kur rreziku i shitjes së detit shqiptar është fakt, prisnin transparencë nga Kryeministri. Duke pasur në konsideratë se Rama është i deklaruar si pazarxhi kufijsh, shqetësimi mbarëkombëtar natyrshëm bëhet eksploziv. Poshtërsia e Kryeministrit, që llogarinë politike të vetes e vë përpara interesit të shqiptarëve, u shfaq hapur edhe këtë herë. Bazuar mbi ligësinë e injorancës së qëllimshme, Kryeministri u paraqit pa asnjë skrupull si një avokat i shkëlqyer palës greke dhe kundër interesave të Shqipërisë, duke e kryer këtë detyrë më mirë, më i motivuar por edhe më i pakujdesshëm në zellin e tij edhe se sa grekët vetë.

Kryeministri flet jo me larg nga dje, per nje gjoja Mareveshje per Detin, qe na qenkesh bere gati e qe ishte shume e mire por “armiku i brendshem” ja pengoi. Kryeministri thote:

“Qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit.
Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin”.

Shqiptaret nuk dine asgje per kete te ashtuquajtur Mareveshje te re te fshehte.

Ç’tradhti iu ka mbajtur fshehur shqiptareve Rama?

Pse gjithmone lajmet shqiptaret i marrin nga deklaratat greke qe nga Ministri i Kashtem Kocias dikur e deri te Dendias sot?

Perse Ministri i Jashtem Edi Rama nuk udheheq grupin negociator per Marreveshjen e Detit nderkohe qe kur vjen fjala per kryesimin e OSBE shkon me vrap?

A mos deti i Shqiperise eshte per Ramen vetem placke tregu ndersa kryesimi i OSBE instrument farse me i rendesishem?

Çfare permban marreveshja e ee e fshehte per detin per te cilen flet Rama?

A mos ne baze te kesaj marreveshje te fshehte flet sot pala greke?

Nderkohe qe keto pyetje te renda nuk marrin pergjigje, Prof.Ksenofon Krisafi dje tha: “Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare. Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia. Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Rama i ka tradhetuar shqiptaret dhe avokatia e tij e poshter ne mbeshtetje te deklaratave greke kontraston si nata me diten me me prononcimin profesional dhe atdhetar te Prof.Krisafit.

Kryeministri, si nje shites profesionist kufijsh, qe nga Shqiperia e deti e deri ne ne Kosove nuk mungoi edhe kete radhe, qe tradhetine e tij ta vendoste mes poshtersise dhe injorances se qellimshme.

Zjarr Tv Ad