Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli do të rregullojnë kompetencat kushtetuese të Presidentit.

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përplasjet mes Ilir Metës dhe mazhorancës kanë vendosur në lëvizje PS-në. Komisioni i Ligjeve ka ngritur grupin e punës me tre deputetët për të përpiluar një ligj të posaçëm dhe për Presidentin.

Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli do të rregullojnë kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Socialistët dhe deputetët e pakicës parlamentare do të kenë 30 ditë kohë për të parë me kujdes çdo kompetencës të Presidentit me qëllim shmangien e përlasjeve me Ilir Metën, të paktën për periudhën që ai do ta drejtojë këtë institucion.

Paralelisht me Parlamentin që nisi punën për një ligj të posaçëm për Presidenti, Ilir Metën vijon axhendën e tij me takime ndërkombëtare.

Për rreth 60 minuta ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka qëndruar në zyrën e Kreut të Shteit për të diskutuar mbi sfidat Shqipërisë për rrugën e integrimit.

Një nga kushtet e vendit tonë për rrugën europiane është reforma zgjedhore, dhe për këtë arsye Komisioni i Ligjeve ka ngritur grupin e punës për draftimin e ndryshimeve të reja në kod Zgjedhor.

Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita  deri me 30 shtator duhet të kenë kenë gati draftin përfundimtar për përcaktimin e listave e hapura dhe koalicionet parazgjedhore në Ligjin Zgjedhor.

Zjarr Tv Ad