Vatikani drejt një kthese historike, propozohet pranimi i priftërinjve të martuar

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vatikani është drejt marrjes së një vendimi të rëndësishëm që mund të ndryshojë historinë e tij. Kongregacioni i 15 i Përgjgitshëm që për 3 javë zhvilloi punimet në bazilikën e Shën Pjetrit me një sindo të posacëm dedikuar Amazonias, hodhi propozimin për pranimin në urdhrin e priftërinjve dhe të dhiakëve të martuar.

Ky propozim është nënshkruar në Dokumentin final të Sinodit të Amazonës, ku morën pjesë 183 priftërinj e u drejtua nga kardinali Claudio Hummes.

Fjala e fundit mbi këtë propozim i përket Papa Franceskut, i cili brenda vitit 2019 do ta marr vendimin pro o kundër pranimit të priftërinjve të martuar në Kishën Katolike.

Gjithashtu u hodh dhe propozimi i marrjes në konsideratë të gritjes se një diakonati femëror, por këtë vendim duhen protur rezultatet e Komisionit të ngritur enkas nga Papa Francesku. Sinodi kërkoj forcimin e rolit të gruas brenda Kishës duke pranuar që në të ardhmen ajo të marr dhe role drejtuese.

Sinodi i Posacëm i Vatikanit mbi Amazonian , nxorri konluzionet e ngritjes së një fondi botëror për të përballuar dëmet e krijuara ndaj banorëve nga shkatërrimi ambiental në Amazonia.

Në 5 kapitujt e Dokumentit final të këtij Sinodi theksohet rëndësia që Amazonia ka për planetin tokë e se vuajtja e  33 milionë banorëve të Amazonës është britma e tokës, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu me një ndikim katastrogik për planetin. Ky sinod kërkoj një kthesë fetare, kulturore, sociale e ekologjike mbi rolin dhe rëndësinë e natyrës në misionin e Kishës së Krishterë.

Në fjalën e tij në mbyllje të Kongregacionit, Ati i Shenjtë kërkoj një zell apostolik në përkushtimin fetar në përballimin e situatës në rajonin e Amazonias.

Zjarr Tv Ad