Vatikani emeton një pullë postare për 100-vjetorin e Eparkisë së Lungros

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyra e filatelisë dhe numizmatikës në Selinë e Shenjtë në Vatikan ka emetuar një pullë postare për 100 vjetorin e krijimit të Kishës italo-arbëreshe të Dioqezës së Ungrës.

Pulla postare është prezantuar në selinë e Radio Vatikanit me praninë e Peshkopit të Eparkisë Arbëreshe At Donato Oliverio. Qyteza e Ungrës apo Lungro në gjuhën italiane, është një komunë arbëreshe në provincën e Kozencas në Kalabri, kryeqyteti fetar i komunitetit të arbëreshëve besimtarë të ritit greko-bizantin e selia zyrtare e Dioqezës së arbëreshëve. Pulla postare figuron mozaikun e Krishtin Krijues, i cili gjendet në Katedralen Shën Nikolli nga Mira në Ungro, e i realizuar nga artisti shqiptar Josif Drobniku. 100 vjetori i Eparkisë së Ungros është sivjet eventi më i rëndësishëm fetar për komunitetin arbëreshë. Eparkia e Ungros është krijuar më 13 shkurt të vitit 1919 nga Papa Benedikti i XV, ruan e mbron gjuhën, zakonet e pasurinë fetare e kulturore të minoritetit arbëreshë në Itali. Bazuar në ritin greko-bizantin ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë shekullore të arbëreshëve të Italisë në kultivimin e gjuhës e ruajtjen e identitetit të tyre, Të gjitha ceremonitë e festat fetare kryhen në gjuhën shqipe e greke e rrallë herë në gjuhën italiane. Në nëntor të 2018 Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta së bashku me Presidentin italian Sergio Mattarella vizituan komunën arbëreshe të Shën Mitro Korona ku nderuan kujtimin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe.

“Emetimi i kësaj pulle postare është një tjetër shenjë kujdesi e dashurie e Selisë së Shenjtë” është shprehur për radio Vatikanin Peshkopi At Donato Oliverio.

 

Zjarr Tv Ad