“Vatra” e shqetësuar për “non-gratan” e Berishës, Yuri Kim zhvillon takim virtual me diasporën shqiptare në SHBA

0
392
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim virtual me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave.

Siç bën me dije ambasada amerikane në një njoftim në Facebook, ata diskutuan për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë. Ky takim vjen në një kohë kur Federata “Vatra” në SHBA bëri një deklaratë publike rreth shpalljes “non-grata” të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, së bashku me familjen.

Ata u shprehën të shqetësuar për këtë vendim, të cilin e konsiderojnë si vendim të marrë jo në argumente dhe principe amerikane, por nën trystni grupesh lobiste për interesa të caktuara.

Në bisedën e zhvilluar mes Yuri Kim dhe përfaqësues të diasporës shqiptare, ka qenë dhe z. Mondi Rakaj, zv/kryetar i degës së Vatrës në Michigan. Nuk dihet nëse ai ia ka përmendur këtë çështje ambasadores Kim.

Zjarr Tv Ad