Vazhdojnë surprizat, Edi Reja fton në kombëtare yllin e Superligës turke

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ka munguar për pothuajse një vit kombëtares shqiptare, por Sokol Çikalleshi do të jetë në dispozicion të Edi Rejës për dy takimet e radhës elimantore të Euro 2020. Mësohet se sulmuesi kavajas ka bindur stafin e teknikut 73 vjeçar, duke marrë kështu ftesën për takimin ndaj Islandës me 8 qershor dhe tre ditë më vonë ndaj Moldavisë.

Sulmuesi e ka veshur fanellën kuqezi për herë të fundit në muajin qershor të vitit të shkuar, atëherë kur kombëtarja zhvilloi dy miqësoret me Ukrainën dhe Kosovën. Më pas fati nuk ishte në anën e lojtarit të sulmuesit të Akhisar, pasi dy ftesat e tjera i ka humbur për shkak dëmtimi.

Pavarësisht mungesës së gjatë në kombëtare, tekniku Edi Reja ka besim se Çikalleshi do të jetë profil i vlefshëm në këtë sezon, duke parë edhe ecurinë pozitive me skuadrën e tij në kampionatin turk të futbollit.

Zjarr Tv Ad