Vazhdon beteja e përgjakshme në rajonin e Karabak/ Humb jetën gjeneralmajori dhe 2 kolonelë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, është përshkallëzuar duke lënë pas edhe viktima të tjera. Këtë herë, Azvision.az shkruan se kanë humbur jetën në zonën e parë të zjarrit, një gjeneralmajor dhe dy oficerë të tjerë të rangut të lartë të ushtrisë armene.

Bëhet fjalë për Gjeneralmajorin Arakel Martikyan, Shefin e Drejtorisë së Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Armene, i cili humbi jetën në një shpërthim në vijën e kontaktit.

Dy oficerët e tjerë, janë komandanti i Brigadës Speciale, Nënkolonel Vardanyan Lernik Aregi dhe Kolonel Nikolai Mikaelovich Aykyan.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditën e djeshme, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur dje. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar ditën e djeshme, se është i sigurt për të rimarrë kontrollin mbi rajon. Në total numri i viktimave ka shkuar në 39.

Zjarr Tv Ad