Vazhdojnë efektet spektakolare të 7 korrikut. Përkrahja ndaj Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, është në rritje galoponte dhe kjo shihet sidomos në rrjetet sociale.
Një studim i fundit i kompanisë së njohur, Terra World, zbulon se PD ka dalë sipër PS-së në për dy ditët e fundit radhazi në rrjetet sociale.
Edhe pse qeveria ka hedhur shuma të pazakonta në median sociale, sërish PD ia ka dalë të jetë sipër PS-së me një rezultat të jashtëzakonshëm, në kohën kur mazhoranca duhej të kishte avantazh për shkak të hapjes së negociatave.
Por ajo që bie në sy është se kryetari demokrat, Sali Berisha, ka ‘dërrmuar’ kryeministrin Edi Rama.
Mbështetja ndaj tij ka shënuar rritje të fortë, edhe pse u bë e ditur lajmi se Britania e Madhe i ka ndaluar hyrjen në këtë vend.
Mesa duket, sa më shumë vazhdojnë sulmet, aq më shumë rritet mbështetja.
Berisha ka njohur një rritje prej 73.72 përqind në median sociale. Kurse Rama ka pësuar një rënie të rëndë prej 71.29 përqindësh.
Në listën e politikanëve opozitarë më të preferuar në median sociale janë Agron Shehaj dhe Grida Duma, që kanë shënuar rritje stratosferike. Kjo e fundit ka njohur një trend rritës prej 605 përqind.
Duma mbajti një fjalim ku kryqëzoi kryeministrin Edi Rama në Kuvend, duke u bërë virale në rrjetet sociale./Syri