“Vazhdoni punën, pa hyrë ju në gropë”/ Pas marketit, Rama ‘inspektim’ në furrat e bukës: Janë ca mallra, sado të rriten njerëzit do i blejnë…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas marketit të një lagjeje në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka kryer inspektim dhe në një furrë buke.

Duke ju drejtuar pronarëve të biznesit, Rama kërkon që të mos abuzojnë me qytetarët lidhur me çmimin e bukës duke shtuar se duhet vëmendje e shtuar dhe që ky biznes mos të falimentojë.

Rama: Tregohuni të vëmendshëm që njerëzit të marrin atë që u takon, as më shumë as më pak. Duhet të jeni solidarë, mos përfitoni. Pa hyrë ju në gropë, vazhdoni se pastaj prishet gjithë cikli për një muaj. Ja ja gratë punojnë, burrat pinë kafe. Momentalisht, fitimet janë minimale, aty duhet të jenë. Janë ca mallra aq jetike saqë sado të rritet njerëzit do e blejnë, kshuqë nuk duhet abuzuar.

Ja, keni paga të ulëta ndërkohë me dy vetura. Mos abuzoni me peshën e bukës, rëndësi ka të jenë lëvizje të natyrshme.

Pronarja e biznesit: Njerëzit janë fiksuar tani me rritjen e çmimeve, mendojnë se luajmë me peshën.

Rama: Ju jeni model sepse ju studiuam para se të vini, jeni biznes i vogël dhe s’paguani asgjë, as taksa e TVSH. Nuk është koha për të fituar, sepse nuk ka vend për logjikë tregu.

Zjarr Tv Ad