Vdekja e 13 vjeçares në Tiranë, familjarët: Na e vranë me armë zjarri!

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje dalin në dritë nga vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, e cila mbërriti e plagosur rëndë në spital dhe ndërroi jetë pak çaste më vonë.

Familjarët e 13-vjeçares deklarojnë se vajza është vrarë me armë zjarri.

Sipas tyre, Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan,  ndësa në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj dhe me vëllain dhe nusen e tij, ndërsa ata ishin të dy shurdhë-memec.

Ndonëse si fillim u tha se vajza kishte një plagë në bark të shkaktuar nga mjete prerëse, mjeket kanë gjetur në trupin e saj mbetje saçme. Mbrëmjen e djeshme mësohet se u mor në pyetje babai, po ashtu edhe nëna e vogëlushes, ndërsa kjo e fundit tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë sot do të merren në pyetje vëllai dhe nusja e tij, pasi ndaj tyre bien të gjitha dyshimet se mund të fshihen pas ngjarjes, pasi kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja. Aktualisht grupi hetimor po punon në dy pista, atë të vrasjes, duke marrë parasysh edhe pozicionin e saçmës, si dhe atë të vetëvrasjes.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmë në zonën e Bregut të Lumit, ku Xhevat Brahaj sapo kishte hyrë në banesë, kishte parë përtokë vajzën e tij të mbuluar në gjak. Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar, e mitura K. Brahaj, nuk mundi të mbijetonte.

 

Zjarr Tv Ad