“Kush do t’i japë gji Aleas”… me këto parulla, qirinj e thirrje për drejtësi, familjarë, miq e të afërm të 25-vjecares Rexhina Debrova, e cila ndërroi jetë pas lindjes, kanë protestuar edhe sot para maternitetit të Elbasanit. “Edhe unë mund të isha Rexhina”, ” Kush do t’i japë gji Aleas”, “Sa vlejmë ne nënat”, shkruhet në disa prej pankartave që mbanin në duar protestuesit.
Ata mbajtën 1 minutë heshtje dhe më pas ndezën qirinj në trotuarët pranë maternitetit, nga ku 25-vjecarja ndërroi jetë. Rexhina Debrova, humbi jetën 3 ditë më parë, vetëm një orë pasi kishte sjellë në jetë vajzën e saj.
Protestës së familjarëve i janë bashkuar edhe gra e vajza të Elbasanit, ndërsa para kamerave, mikesha të 25 vjecares, premtuan se do t’i japin Aleas së vogël, të gjithë dashurinë që nëna e saj nuk mundi t’ia jepte dot.
Kjo protestë pason atë të një dite më parë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kur trupi gjykues vendosi të lirojë me masën ‘detyrim paraqitje’ dy mjekët e arrestuar nga policia.