Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën major Klodian Tanushi. E para e LSI-së thekson se ky është një lajm tjetër i rëndë dhe një dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët.
Në mesazhin ngushëllues të Kryemadhit thuhet se major Tanushi do të jetë gjithmonë në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare.
“Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi! Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare!
I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe! 🙏🇦🇱”;-shkruan Kryemadhi.