TIRANË- Ambasada Britanike i ka komunikuar Ministrisë së Jashtme Çështjeve dhe Misioneve Diplomatike në Shqipëri vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth. Ata bëjnë të ditur se një libër ngushëllimi do të hapet për nënshkrim në Rezidencën Britanike, në Tiranë. Rr ‘Skenderbej Nr 55 në:
-E premte, 9 shtator nga ora 10.00 deri në orën 14.00
-E hënë, 12 shtator 10.00-12.00 dhe 14.00-16.00
-E martë, 13 shtator 10.00-12.00 dhe 14.00-16.00
-E mërkurë, 14 shtator 10.00-12.00 dhe 14.00-16.00
-E enjte, 15 shtator 10.00-12.00 dhe 14.00-16.00
Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, do të jetë i pranishëm të premten dhe të martën për të përshëndetur ata që nënshkruajnë librin e ngushëllimeve.
Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin Uilliam.