Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas ngjarjes së rëndë ku një minator humbi jetën në Bulziqë është arrestuar nga policia drejtuesi teknik dhe brigadier.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :
- H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar,
- T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr16, u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, që mbante detyrën e zjarrmëtarit.