Vdekja e skulptorit/ Analisti ‘thumbon’ Ramën:”Nuk ia doli të ishte i privilegjuar”

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skulptori i njohur Arben Bajo nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi i trishtë është dhënë nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

Artisti Arben Bajo ndodhej i intubuar në Spitalin Infektiv. Dje, miqtë bënë thirrje urgjente për gjak të grupit A negativ, të dikujt që e kishte kaluar koronavirusin.

Arben Bajo ishte skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa ishin kolegët dhe studentët e tij që bënë apel për ta ndihmuar.

Pas vdekjes së tij reagoi edhe analisti Enton Abilekaj. Ai thumbon ata që hiqeshin si miq të tij dhe që reaguan pas vdekjes. Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Ishte ndër skulptorët më të mirë, jo ndër 122 deputetët që votojnë sipas urdhrit, jo ndër 200 biznesmenët më të mëdhenj, po ndër 2-3 skulptorët më të mirë të një vendi që artet figurative, i ka lënë në derexhenë e përfaqësimit nga një ish-piktor që iu dorëzua politikës pas përpjekjeve të dështuara për t’ia dalë jetesës së denjë me artin.

Arben Bajo ia doli me dinjitet, me sukses ndërkombëtar, nuk u dorëzua. Ishte pasuri e rrallë, që si gjithë pasuritë e rralla të vendit, frymore ose jo, lihen në mëshirë të fatit, që në 108 vitet e fundit (dhe të parat) ka qenë i keq për Shqipërinë.

Arben Bajo nuk ia doli ama të merrte statusin e deputetit që çohet në Turqi për t’u kuruar, as fatin e biznesmenit që shkon në Austri, as fatin e drejtorit që shkon në Gjermani. Ai pati fatin-fatal të çdo shqiptari dhe u nda nga jeta për 10 ditë.

Arben Bajo nuk ia doli të ishte i privilegjuari në një regjim që është ngritur mbi korrupsionin dhe servilizmin dhe si rrjedhim u shërben atyre. Ai nuk diti të përshtatej në një vend ku hijet janë më të gjata se njerëzit dhe iku atje ku dielli nuk perëndon.

Ata që shtireshin si miqtë e tij dhe e lanë të dergjej pa shpresë në shtratin e vdekjes, nuk ngurrojnë të bëjnë requieme, nuk ndihen në faj, sepse nuk ndjejnë asgjë për askënd. Sikur të heshtnin do ta nderonin kujtimin e artistit që iku, sikur të heshtnin, të paktën nuk do na kujtonin përgjegjësinë e tyre,” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad