Vdekja e të riut gjatë shoqërimit në komisariat, shoqëria civile njofton protestë para ministrisë së Brendshme: Kupa u mbush, stop ekzekutimit të shqiptarëve!

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqëria civile ka njoftuar protestë ditën e sotme në orën 20:00 para ministrisë së Brendshme. Vdekja e 32 vjeçarit, Laer Kurti mbrëmjen e 19 tetorit ndërkohë që ky i fundit po shoqërohej drejt komisariatit numër 3, ka shkaktuar reagime të shumta.

Pavarësisht se sipas ekspertizës, 32 vjeçari vuante nga epilepsia dhe mendohet se në momentin që është thirrur për t’u ndaluar nga policia ka gëlltitur një qese plstike me kokainë gjë që i ka shkaktuar problemet shëndetësore.

Por të shumtë janë ata se ky rezultat nuk është i vërtetë dhe se policia ka ushtruar dhunë ndaj të riut. Në rrjetet sociale tubimi është thirrur nga të rinjtë shqiptarë, për të kundërshtuar dhunën policore.

“Boll më me padrejtësinë. Stop ekzekutimit të shqiptarëve”, thuhet në pankartën e shpërndarë.

 

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që një i ri vdes në mënyrë të dyshimtë gjatë shoqërimit në komisariat.

Zjarr Tv Ad