Vdekja e të riut në Komisariatin e Kamzës/ Deputetja e PD kërkon në komisionin e Ligjeve Bledi Çuçin dhe Gledis Nanon: Ngjarja tragjike i vendos kapakun papërgjegjshmërisë së…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar që ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të raportojnë në Komisionin e Ligjeve pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ambientet e Komisariatit 5 në Kamzë ku humbi jetën për shkak të zjarrit, 26 vjeçari Arben Mici. Ky i fundit sipas hetimeve të deritanishme, është i dyshuar se ka vendosur zjarrin së bashku me një të shoqëruar tjetër.

Një ngjarje tragjike e quajti deputetja Çupi dhe kërkoi reflektim, ndërsa akuzoi institucionet për papërgjegjshmëri.

“Unë ju kërkoj e do e bëjmë dhe me shkrim që të kemi informacionin e duhur e të vijë në komisionin e ligjeve ministri i Brendshëm Avokati i Popullit dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë të japin informacionin e duhur si organet përgjegjëse për këtë cështje.

Ju kujtoj që ka pasur raporte të Avokatit të Popullit, jo më larg se një muaj një raport. Janë kërkuar marrje masash të menjëhershme, janë 10 pika rekomandime vetëm për inspektimin në komisariatin numër 5.

Ndjehet duket qartë papërgjegjshmeria e institucioneve përgjegjëse ku pastaj ngjarja tragjike i vendos kapakun kësaj papërgjegjshmërie. Ju ftoj që kërkesës sonë ti bashkangjitet dhe kërkesa juaj.

Humbja e jetës së një të riu është tragjike nuk mund të lëmë pa përgjegjësi këtë punë që në vijim të mos ndodhin ngjarje të reja“, tha deputetja demokrate.

Ndërkohë që kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se do të bëhet kërkesë që ministri dhe drejtori i Policisë të raportojnë në komision, por theksoi se hetimet kanë nisur dhe po vijojnë për ngjarjen.

“Një ngjarje vërtet e rëndë për të cilën të gjithë ndajmë të njëjtin qëndrim, shprehim

ngushëllime. Unë vet në cilësinë si kryetare jam informuar që jo vetëm hetimi i brendshëm është kryer e është duke u zgjeruar dhe organet e drejtësisë janë duke vepruar në këtë drejtim.

Këtij komisioni cfarë i kërkon rregullorja si mundësi do i ezaurojë me qëllim përmirësimin e situatave. Do jemi në kontakt për kërkesat që kemi lidhur me këtë çështje”.

Zjarr Tv Ad