Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një intervistë televizive u shpreh se , “sot për sot, mjetet lundruese janë mjete luksi vetëm i familjeve të oligarkëve dhe politikanëve shqiptarë.”
Sipas tij, nëse bëhet një monitorim i pronarëve të mjeteve lundurese, 70% e tyre do të jenë fëmijë ose të afërm të ministrave, politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë.
“Mendoj se nëse bëhet një monitorim i pronarëve apo drejtuesve të mjeteve lundruese, kam bindjen absolute se 70% e tyre dalin fëmijë, nipa, kunetër të ministrave, politikanëve, qeveritarëve. Sot për sot, mjetet lundruese janë mjete luksi vetëm i familjeve të oligarkëve dhe politikanëve shqiptarë”, theksoi ai.
Në lidhje me protestën për vdekjen e 7-vjeçare në Himarë disa ditë më parë, juristi nënvizoi se qëllimi ishte legjitim dhe i drejtë.
Spahiu shtoi se shteti shqiptar, pa përgatitur infrastrukturën ligjore dhe logjistike, lejoi me pa të drejtë aktivitetin e mjeteve lundruese duke shkaktuar një kaos në bregdet./lajme.al