Vdes një tjetër pacient nga koronavirusi

0
2

Një pacient ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga koronavirusi pasditen e sotme në Fier. Konfirmojnë se është vëllai i kreut të shoqatës së Gjuetisë, Themi Perri. Familja e tij lajmëroi se humbi jetën pasi ishte infektuar me Covid-19. I ndjeri kishte sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, leucemi dhe prej 3-4 ditësh ishte i shtruar në Tiranë. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe Themi Perri me një shkrim në Facebook ku thotë: “Për miqtë, shokët dhe të afërmit e mi. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë me sëmundje Covid-19 vëllai im i shtrenjtë Lili Perri. Shpirti i tij u prehtë në paqe. ”Me këtë rast, numri i viktimave në Fier shkon në 7.