Vdiq nga zjarri në komisariatin e Kamzës, flet babai i Arben Micit: Sot do i çoja rrobat

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Mici, 26 vjeç i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme për shkak të zjarrit të rënë në ambientet e paraburgimit në komisariatin numër 5 në Kamzë.

Babai i tij ka deklaruar për mediat se ditën e sotme do të shkonte të vizitonte djalin e tij në komisariat, për t’i dërguar disa rroba.

“Sot do i çoja rrobat, vetëm kur erdhën policët dhe më dhanë lajmin”, tha babai i të riut, në një intervistë për abc neës.

Arben Mici, 26 vjeç i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, ka humbur jetën ditën e djeshme për shkak të zjarrit që përfshiu ambientet e komisariatit të Kamëz.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani rezulton se Mici dhe i ndaluari tjetër, Dilaver Idrizaj do të tentonin të arratiseshin dhe ishin ata të cilët vendosën zjarrin.

Zjarr Tv Ad