Vedat Muriqi, në orbitën e Galatasarayt

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekipi nga Stambolli po kërkon sulmues, e për këtë arsye i ka hedhur sytë nga kampionati vendas. Në orbitën e kampionëve të Turqisë, të cilët në gjysmën e parë të këtij sezoni nuk kanë shkëlqyer, ka përfunduar bomberi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. 24-vjeçari nga Prizreni, i cili ka një të kaluar edhe në kampionatin shqiptar me fanellat e Teutës dhe Besës së Kavajës, po bën paraqitje shumë të mira në këtë kampionat, me fanellën e Rizesporit. Në 17 ndeshje këtë sezon, Muriqi ka realizuar 5 gola në Superligën turke, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve nga Stambolli, e më konkretisht të trajnerit të mirënjohur të Galatasarayt, Fatih Terim.

 

Zjarr Tv Ad