Veliaj 100 mijë dollarë. Tenderi për punësimet, në garë një kompani e vetme

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikimi i pagave të punonjësve nxori zbuluar shpenzimet e tepërta të kryebashkiakut Erion Veliaj për këshilltarët dhe stafit të tij.

Por tashmë, një tjetër faturë do të shtohet për punësimet në bashki janë 100 mijë dollarë që kjo bashki do të japë për krijimin e një aplikacioni për rekrutimin e stafit, për trajnimin me një javë të personelit që do të angazhohen për këtë proces si dhe për mirëmbajtjen, e softwerit. Në fakt për prokurimin me vlerë 110 mijë dollar kanë marrë pjesë dy konkurrues, por që një prej tyre është skualifikuar me argumentin e mungesës së dokumenteve që i përkasin vetë deklarimit.

Incineratorët, A do frikësohet sërish Veliaj? Rama, Gjiknuri e Ahmetaj do japin dëshminë Një shpenzim i tillë shihet si i çuditshëm për bashkinë e Tiranës kur Erion Veliaj në çdo moment shmang transparencën dhe po ashtu edhe medien. Madje nuk kanë munguar akuzat nga opozita për një numër të lartë të punonjësit që angazhohen për të bërë propagandë në favor të tij apo dhe për të mos lejuar lajmet kritike.

Sipas dokumenteve zyrtare tashmë tenderi ka përfunduar dhe bashkia do të firmosë kontratën e çuditshme prej rreth 100 mijë dollarësh që do të shpenzohen për një javë trajnim, krijim softweri apo dhe për mirëmbajtje. Kujtojmë që vetëm për këshillat Veliaj paguan 21 persona me një shumë rreth 200 mijë euro në vit.

Zjarr Tv Ad