Veliaj apel familjeve të “5 majit”: Firmosni kontratat për kompensimin dhe bonusin e qirasë!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje familjeve të “5 majit”, të cilat nuk kanë nënshkruar ende kontratat me Bashkinë e Tiranës për kompensim dhe bonusin e qerasë, që të firmosin marrëveshjen.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se qeveria dhe bashkia kanë bërë diçka të paprecedentë, si me legalizimin, ashtu edhe me kompensimin, duke përfshirë edhe banesat e atyre që kanë qenë të përjashtuara nga procesi i legalizimit.

“Ky shtet ka bërë diçka të paprecedentë, si me legalizimin, si me kompensimin e familjeve, edhe të atyre që janë të palegalizueshme. Vendimet i kemi marrë e do i qëndrojmë deri në fund. Sot kalojmë këtë bonus qiraje për familjet e reja që kanë firmosur kontratën. Më rezulton se vetëm 5-6% nuk e kanë firmosur kontratën, ndaj i ftoj të vijnë ta firmosin, të marrin bonusin e qerasë, e do të marrin metrat katrorë siç i kanë pasur, edhe pse 99% e qytetit ndihet e fyer nga ky lloj bullizmi që bën një pakicë e vogël ndaj një shumice që i ka votuar këto ligje, këtë qytet, këtë bashki, këtë Këshill Bashkiak dhe këtë qeveri”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se qeveria ka vendosur që të kompensojë edhe ato familje të cilat kanë ndërtuar pa leje.

“Me vendimet e qeverisë po ndodh një procedurë ku edhe nëse je zaptues, siç në kor ato familje e pranojnë se janë, edhe nëse ke ndërtuar në një vend që s’të legalizohet aspak, si në Breg të Lumit, siç ato familje e pranojnë që janë në këtë status, edhe nëse nuk i ke çuar fare letrat e legalizimit, apo nuk e ke filluar fare procedurën e legalizimit sikurse ato familje e pranojnë që janë, i merr metrat katrorë siç i ke. Pra, nëse ke 300 metra katrorë ndërtim dhe 200 metra katrorë prone, ti merr 500 metra katrorë. Sot zonja që u takua me kryeministrin merr 356 metra katrorë pallate të Stefano Boerit. Ta ngrejë dorën njëri në Këshill Bashkiak që ka 356 metra katrorë të Stefano Boerit në këtë qytet. E di që po nënqeshni të gjithë por ja, këtu kemi mbërritur”, u shpreh Veliaj.

Zjarr Tv Ad