Veliaj ‘çimenton’ karrigen e tij, pranon kandidimin për herë të tretë në Tiranë: Duhet të çojmë deri në fund punët e mira

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se është i gatshëm të vijojë punët e mira në Tiranë nëse qytetarët do t’i besojnë një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një intervistë për mediat nga sheshi “Italia”, aty ku po zhvillohet një prej paneleve të Kongresit të PS, Veliaj tha se progresi në Tiranë do të vijojë me të njëjtin ritëm, duke nënkuptuar rikandidimin e tij në Tiranë.

Pyetje: Meqenëse është edhe një ndezje motorësh për zgjedhjet vendore të 2023, a do të kemi një kandidaturë tjetër, një përpjekje tjetër për të kërkuar ju votën e qytetarëve të Tiranës për të qenë në krye të Bashkisë?

Veliaj: Tirana nuk është perfekt, por Tiranës i kanë shkuar punët më mirë këto 7 vite, se sa në epokën e gjumit. Mund të jetë akoma më e pastër dhe na duhet ndihma e të gjithëve. Mund të jetë akoma më e rregullt dhe na duhet ndihma e të gjithëve. Qyteti po rritet në përmasa të jashtëzakonshme. Tirana para 7 vitesh rritej me një numër shumë të vogël banorësh, 4-5-6 mijë.

Vjet është rritur me 32 mijë. Do të thotë që Tirana është bërë aq atraktive saqë jo vetëm nga të gjithë cepat e Shqipërisë, sot kemi italianë që jetojnë në Tiranë, sot kemi shumë prej shqiptarëve të rajonit që e kanë patjetër një apartament në Tiranë, të imagjinosh që nuk ka as det.

Do të thotë që mjafton të shikosh faktin që Tiranës çdo vit, në 7 vitet e fundit, i është rritur vlera e pronës me 10-15% do të thotë që dhe kundërshtari ynë më i madh vetëm duke ndenjur në shtëpi dhe duke sharë në Facebook është bërë më i pasur.

Pyetje: Kjo është një po, që ju do kandidoni?

Veliaj: Kjo është një po që ne duam të vazhdojmë progresin në Tiranë. Ky vit është special, Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe do doja që përveç këtij viti special ne të ishim kryeqyteti evropian i diçkaje çdo vit, kështu që duam ta vazhdojmë deri në fund këtë projekt.

Zjarr Tv Ad