Veliaj fal gjobat në prag zgjedhjesh: Do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë sot disa lajme të mira për qytetarët.

Gjatë një komunikimi “live” në rrjete sociale, Veliaj tha se Bashkia si fillim do të falë plot 988 gjoba për të gjithë ata qytetarë që në kushte të jashtëzakonshme kanë ndërtuar pa dalë ende leja, dhe kjo ka ndodhur pas tërmetit të shtatorit dhe atij shkatërrimtar të nëntorit.

Veliaj: Lajmi i parë i mirë është që ne falim 988 gjoba që inspektoriatet e ndryshme të ndërtimit kanë vënë për ata qytetarë që në kushte pas tërmetit filluan të ndërtonin vetë dhe ndoshta nuk aplikuan në kohë për të gjithë dokumentet dhe lejet e nevojshme. Situata ishte e jashtëzakonshme dhe nevoja ishte e jashtëzakonshme. Ndaj ne marrim këtë vendim për të falur gjobat duke kuptuar kontekstin mbi të cilin u bënë këto ndërtime. 988 gjoba bëhen nul kjo do të thotë që bie dhe nevoja për përmbarimin apo për të gjitha debitë që mund të reflektohet në llogarinë e këtyre qytetarëve.
Gjithashtu, u vendos dhe shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.

“Siç kemi premtuar, sot i propozojmë Këshillit Bashkiak një projekt vendim për lehtësirat fiskale ndaj biznesit, në kuadër të masave për përballimin e pasojave të pandemise. Do të thotë që ne do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021. Pra, duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante. Për të gjithë të tjerët e kemi shtyrë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri në 20 Maj të vitit 2021. Pra, i kemi dhënë kohë edhe bizneseve të tjera që mos të nxitojnë. Mund ta bëjnë këtë gjatë muajit Maj”, theksoi Veliaj.

Zjarr Tv Ad