Veliaj i kërkon ndihmë kompanive: “Adaptoni një konvikt”

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër konvikt në “Qytetin Studenti” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5, falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me ambiente komode dhe të denja për të jetuar dhe studiuar.

Ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët, nga të cilët dëgjoi problematikat që hasin në Qytetin Studenti, por edhe mori falenderimin për ndërhyrjen e shpejtë në rikonstruksionin e godinave.

“Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit gjatë periudhës së dhjetorit, dhe e dyta, për ato pak fakultete ku ende ka bllokim të mësimit, studentët duhet të kuptojnë, jo për çështje politike, por për çështje praktike, nëse nuk na lirohen dhomat në korrik dhe mësimi vazhdon gjatë korrikut dhe gushtit, nuk kemi më kohë që kthimi i tyre në vjeshtë, t’i gjejnë dhomat e rregulluara.

Ndaj, u apeloj studentëve, mos mendoni për partitë, mendoni për interesin tuaj dhe për interesin tuaj, sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se për rikonstruksionin e konvikteve Bashkia e Tiranës, krahas mbështetjes buxhetore, po aplikon edhe skemën “adapto një konvikt” e ndjekur në rastin e çerdheve dhe të kopshteve.

Jam shumë i lumtur që fill pas vitit të ri ka filluar projekti konkret për rehabilitimin e konvikteve studentore. Bashkia e Tiranës po aplikon të njëjtën skemë që ka bërë për çerdhet dhe për kopshtet.

Pra, ka kërkuar ndihmë te kompani, subjekte, të cilat kanë punuar me Bashkinë e Tiranës, të adoptojnë një nga konviktet.

Disa po bëhen me ndërhyrje nga shoqata dhe ndihma ndërkombëtare.

TIKA ka marrë përsipër një konvikt, KFW-ja do të fillojë fazën tjetër, për gjithë konviktet e tjera do të jetë një kompani që adopton një konvikt”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Zjarr Tv Ad