Ilir Meta i përgjigjet flakë për flakë Erion Veliajt i cili pas incidentit të ndodhur sot në Këshillin Bashkiak, tha se “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”.
I mënjëhershëm ka qenë reagimi i Metës, ku duke e quajtur Prindi 2 Erion Veliajn dhe Halit Valterin zarin e tij, deklaron gjendje lufte.
“Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.
Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.
Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!”
VIDEO/ Tedi Blushi qëllon me letra Erion Veliajn, ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak, raportohet për grushta mes këshilltarëve
Tensionet ndodhën në ambientet e Bashkisë së Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e cila sikurse raportuam më herët është shoqëruar me tensione të shumta.
Protagonist ka qenë anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili i ka ndërprerë disa herë fjalën kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe e ka qëlluar me letra. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se tensione ka pasur edhe mes Blushit dhe Halit Valterit. Mësohet se këshilltari i Partisë së Lirisë është përplasur fizikisht me Valterin.
Valteri ka ndërhyrë për të mbrojtur Veliajn, mirëpo është përplasur me Blushin i cili e ka goditur me grusht këshilltarin e Partisë Socialiste.