Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur ashpër disa portaleve që sipas tij postojnë lajme të rreme dhe tentojnë t’i vendosin gjoba Bashkisë së Tiranës duke ironizuar edhe vetëvrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.
Ky i fundit, i cili kishte shkruar një sërë artikujsh ku sulmonte Veliajn, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
“Për gjobaxhinjtë e portaleve. Ke gjetur bashkinë e gabuar. Se ne te kjo e gjobave, bëj çfarë të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshët, siç po ndodh me këtë gazetarinë e rreme”, tha ndër të tjer Veliaj.
Pjesë nga deklarata e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:
Nëse do të flasim për pastrimin e Tiranës, Il Meteo që është aplikacioni më praktik, se unë pranoj që mund të rrëzojmë qeverinë e Sri Lankës, por nuk besoj se kemi dhe kontrollojmë Brukselin. Hapeni dhe shikoni cilësinë “very good” sot. Këto historitë e Saliut dhe Monikës nuk i hamë, as gjoba nuk paguajmë. Ka shumë kompani që u vë gjobë Jeta osh Qef, dhe nuk e sheh më as produktin e Skaduar.
Që të bëjë pushime Gent Çekrezi me Erland Dalliun në Dubai unë s’kam lekë. Për Saliun dhe Ilirin që hedin helm dhe pastaj fusin këmbët në Lalz. Për gjobaxhinjtë e portaleve. Ke gjetur bashkinë e gabuar. Se ne te kjo e gjobave, bëj çfarë të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshët, siç po ndodh me këtë gazetarinë e rreme.