Veliaj iu përgjigjet komentuesve që thonë se ishte në plazh, dhe mashtroi për Covidin:”Më dukej sikur kisha thes me çimento në kurriz, humba pjesërisht shikimin”

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Fax news, ka folur lidhur me simptomat e Covid 19, si dhe me gjendjen e tij dhe të familjes. Veliaj tha se fillimisht me Covid kishte rezultuar djali i tij, Kajan, Ajola dhe më pas vetë ai, ndërkohë që simptomat e para ishin lodhja, por edhe humbja e pjesshme e shikimit, dhe mungesa e përqendrimit.

“Virusin fillimisht e mori djali, më pas e mori bashkëshortja Ajola, dhe më pas unë. Edhe në vendet më intime dhe më të sigurta mund të infektohesh. Duhet të kemi të gjithë besimin te mjekët dhe te shkenca, jam jashtëzakonisht i kënaqur me trajtimin e mjekëve, dhe kam kuptuar që njësoj janë trajtuar edhe qytetarët e tjerë.

Kisha një këputje, isha i paaftë të bëja një fjalim qoftë edhe virtual për Këshillin Bahskiak, të humbet shija, nuhatja, më humbi dhe një pjesë e shikimit, janë simptomat që të bëjnë të kuptosh se je duke kaluar Covidin”, u shpreh Veliaj.

Më tej Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që të parandalojmë, më mirë sesa të kurojmë, ndërsa shtoi se çdokush duhet ta bëjë një mënyrë jetese mbajtjen e maskës.

“Më duhej të bëja injeksionin, secilit i qepet kostumi, më e rëndësishme është parandalimi. Jam interesuar për të gjithë familjarët dhe për personat që kam pasur afër, fatmirësish nuk kam pasur asnjë person të kontaktit që të kem infektuar të tjerë. Nga sot mund të rri me kollaj me të gjithë personat e tjerë, më është bërë refleks maska, edhe pse unë jam një nga njerëzit më të sigurt tashmë, për shkak se e kam kaluar virusin. Maska duhet të kthehet tashmë në një rutinë, njësoj siç lajmë edhe dhëmbët në mëngjes”, tha kryebashkiaku.

I pyetur nga gazetarja e Fax Neës Jonada Zelka, në lidhje me akuzat se Veliaj ka mashtruar për infektimin, dhe se komentuesit thonë se ka qenë në plazh, kryebashkiaku u shpreh se nuk ka bërë asgjë në jetë, për të cilën nuk është komentuar.

“Shiko nuk kam bërë një gjë në jetën time që të mos jetë komentuar, unë besoj se secili prej nesh lë një gjurmë, dhe nuk mund ta kalosh jetën tënde duke sharë të tjerët. Unë kam qenë përditë në terren, dhe padyshim që do të isha nxirë, shpresa e tyre e vetme është që të vdesë kundërshtari, por një gjë ta kenë të sigurtë që nuk kam për të vdekur shpejt.

Unë e kuptoj që në kohën e rrjeteve sociale secili ka mundësinë të shprehet, por unë besoj se ne në Tiranë kemi bërë punë të mira, pikërisht se kemi ditur që të bashkohemi.

Unë vetë duke filluar që nga sot, do kontribuoj më shumë për të ndërgjegjësuar qytetarët, Ballkani e merr pak jetën me sportivitet, por ajo që kuptova në ditëtv e agonisë, kur më dukej sikur më kishte shtypur treni, apo kisha një thes çimento, mendoj se duhet të bëhet më shumë për sensibilizimin.

Duhet të mendohemi dy herë para se të ngjitemi me njëri tjetrin, siç ishin pamjet në jug që bëri publike zv.kryeministri, dhembshuria për familjen duhet të jetë më e madhe se ajo për qejf. Kam kuptuar se punët onlie bëhen ndoshta edhe më shpejt, se ajo kur ti je në zyrë fizikisht”, u shpreh Veliaj në Fax News.

Zjarr Tv Ad