Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shumë pranë kryeqytetit, Parku i Liqenit të Farkës është kthyer në një nga hapësirat më tërheqëse për të kaluar fundjavën, jo vetëm për ata që duan të shijojnë natyrën, por edhe për të apasionuarit pas sporteve ujore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar sëfundmi fotot nga kantieri për pedonalen e re, pistën e vrapimit dhe korsinë e biçikletave.
“Kantieri i liqenit të Farkës ku po punohet për pedonalen e re, pistën e vrapimit dhe korsinë e biçikletave”, shkruan Veliaj krahas fotove nga punimet që po realizohen. Prej shtatë vitesh, Bashkia e Tiranës ka rritur vëmendjen e saj për zonat rurale të ish-komunave duke i shtrirë investimet në të gjithë sektorët si: infrastrukturë rrugore dhe arsimore, shërbime, gjelbërim etj.