“Veliaj, kampion i Shoqërisë së Hapur”, Alex Soros zbulon dhuratën e kryebashkiakut

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është takuar në SHBA me djalin e George Soros, Aleksandër Soros.

Lajmi e takimit të Veliajt me Alex Soros, e ka bërë vetë Alex nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregon dhuratën që Veliaj i dhuroi. Çfarë mund të ishte tjetër përveç se një fanellë kuqezi me numrin 1 dhe mbiemrin “SOROS”.

Aleksandër Soros shkruan se Veliaj është një mik dhe lider i vërtetë.

“I kënaqur për të parë @erionveliaj gjatë vizitës së tij në SHBA. Një mik dhe një lider i vërtetë, ai ka bërë shumë për Tiranën si kryebashkiak dhe kampion i shoqërisë së hapur. Do ta ruaj përgjithmonë këtë fanellë të kombëtares shqiptare”, shkruan Soros në Twitter.

Zjarr Tv Ad