Veliaj mbyll fushatën në Rrogozhinë: PS në këto zgjedhje do korrë dy fitore të mëdha

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në takimin që mbylli fushatën për zgjedhjet e 6 Marsit në Rrogozhinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj bëri thirrje për mbështetje masive ndaj kandidatit socialist, Edison Memolla.

Ai përgëzoi kandidatët e PS-së, jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në 5 njësitë e tjera vendore ku do zhvillohen votimet të dielën, për zhvillimin e një fushate të qetë dhe qytetare, larg sherreve dhe debateve.

Kjo ishte një fushatë vërtet e shkurtër, por ka qenë një fushatë me njerëz që i kemi takuar ballë për ballë, ndryshe nga fushata me tam-tame që bëjnë kundërshtarët. Ne nuk jemi nga ata që hipin mbi “JEEP”-a e makina, duke tundur flamujt e duke i nxjerrë sytë me gishta njëri-tjetrit. Ne jemi njerëz që flasin zemër me zemër, sy më sy, duke i parë të tjerët përballë e duke u thënë: ‘Nuk jemi perfektë sepse nuk ka asnjeri perfekt, por kjo forcë, ky komunitet, ky kandidat, këta deputetë, janë një fuqi fantastike për zhvillim, për të ecur përpara, për t’i bashkuar njerëzit,” tha Veliaj.

Veliaj tha se Partia Demokratike dhe Shtëpia e Lirisë, “edhe në këto zgjedhje lokale, po sfidojn për pushtetin e liderëve të tyre e jo për hallet e popullit. Kur dëgjoj kandidatët e tjerë pyes: Çfarë përfaqësojnë ata? Për çfarë e kërkojnë votën tuaj? Njëri prej tyre thotë: ‘Ma jepni votën se përfaqësoj Lulin. Po ma dhatë votën, ne do të bëjmë një bravë më të fortë, do bëjmë dyer më të blinduara, do blejmë më shumë gaz, që t’ua hedhim kolegëve tanë të partisë.

Pala tjetër thotë: ‘Unë jam i Saliut, ma jepni mua votën.. E duan votën tuaj si levë për t’i rënë tjetrit. Po pse duhet që, një familjar në Rrogozhinë, t’i japë një levë një kandidati që thotë. I vetmi qëllim në jetën time është të forcoj bravën dhe blindën’, apo kandidatit tjetër, që thotë: ‘I vetmi qëllim në jetën time është që, me votën tuaj, të forcoj qysqinë, kokën e dashit, matrapikun’? Këta vetëm për hallet njerëzve s’flasin,”shtoi më tej drejtuesi socialist i qarkut. Veliaj tha se “Partia Socialiste në këto zgjedhje do korrë dy fitore të mëdha, edhe në Rrogozhinë, edhe në Vorë”.

Zjarr Tv Ad